Trajneri i Barcelonës ka një lajm të keq për Real Madridin

Futboll

Trajneri i Barcelonës ka një lajm të keq për Real Madridin

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:54
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka theksuar se skuadra e tij nuk do ta formojë korridorin e nderit para El Clasicos me Real Madridin.

“Korridori i nderit ishte diçka që bëhej vite më parë si simbol nderi, si vlerësim ndërmjet lojtarëve, atëherë kur futbolli ende nuk e kishte fituar këtë ngjyrë që po ndot gjithçka”, ka thënë Valverde.

“Ne e vlerësojmë Real Madridin dhe ia njohim të arriturat këtë vit”, shtoi ai. “Nuk do ta bëja korridorin e nderit për askënd dhe nuk dua që dikush ta bëjë për ne”, ka insistuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat