Van Gaal i propozon Barcelonës transferimin e Blindit

Futboll

Van Gaal i propozon Barcelonës transferimin e Blindit

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 15:21
Van Gal

Trajneri holandez, Louis Van Gaal ka folur për ish-skuadrën e tij Barcelonën.

Van Gaal ishte prezent në ‘Santiago Bernabeu’, ku Barcelona arriti një fitore të madhe në ‘El Clasico’, 3-0 përballë Real Madridit.

E pas ndeshjes tekniku holandez ka folur edhe për transferimet e mundshme të klubit katalunas. Ish-trajneri i Manchester United, i ka propozuar Barcelonës transferimin e mbrojtësi Daley Blind.

“Mendoj se Blind mund të përshtatet me nivelin dhe stilin e lojës së Barcelonës. Daley është një lojtar që ndërton dhe madje mund të kryejë funksione sulmuese nga e majta”.

“Ai mund të bëjë gjithçka, do të përshtatej më mirë me ligën spanjolle sesa në atë angleze”, ka thënë Van Gaal. Në fund ai ka thënë se më mirë për Blind do të ishte transferimi te Barcelona se sa të qëndronte në stolin e Unitedit.

“Është më mirë për të të transferohej te Barcelona se sa të qëndrojë në stolin e Manchesterit. Do të ishte transferim i madh”, ka thënë Van Gaal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat