KF 2 Korriku nuk e ka qetësinë!

Futboll

KF 2 Korriku nuk e ka qetësinë!

Nga: K.Goca Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 19:10
Agron Beqiri

Skuadra e 2 Korrikut nga Prishtina nuk arriti rezultatet e pritura gjatë pjesës vjeshtore në Ligën e Parë të Kosovës. Treguesi më i mirë është pozita e tetë me 22 pikë apo ngeci për tetë pikë nga vendi i katërt, Onix, pozitë që shpie në garat e barazhit për të kërkuar inkuadrimin në elitën e futbollit. Kapiteni i 2 Korrikut, Agron Beqiri, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se rezultati ka qenë deri diku i mirë, por jo edhe ashtu siç pretenduan në fillim të edicionit. “Rezultatet e mira deri diku, duke e ditur sa shumë punohet në KF 2 Korriku dhe cilësitë që ka të lojtarëve. Por, duke pa startin jo të mirë të kampionatit, me përfundim jemi të kënaqur, por nëse e them të vërteten kemi pritur më shumë”, tha Beqiri.

Çfarë i mungoi 2 Korrikut në vjeshtë? “Në disa ndeshje fati sportiv, por edhe lëndimet e disa lojtarëve kyq gjatë kampionatit të cilët e bartin barrën kryesore, kjo e bëri të veten”, përgjigjet futbollisti. Beqiri është i bindur se 2 Korriku do të jetë edhe më i mirë në pjesën pranverore dhe më lartë në renditje. “2 Korrikun e shoh shumë më të fortë në pranverë. 2 Korriku, çdo vit në pranverë ka arritur rezultate më të mira, se në vjeshtë.

Priten edhe ardhje të reja te disa lojtarëve që kanë pak më shumë përvojë që të na ndihmojnë dhe të ngritemi sa më lartë dhe një plus në pranverë do të jetë fusha me bari artificial. Kjo fushë do të jetë e gatshme për pranverë dhe na ndihmon që të tregojmë lojëra të mira dhe t’i tregojmë cilësitë tona”, theksoi ai.  A jeni në presion se mund të rrezikoheni më largim edhe nga liga? “Frika ekziston nëse e shohim tabelën dhe diferencën e pikëve...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat