Robinho u dënua për përdhunimin e shqiptares, por vazhdon të luajë – Ai mund të mos përfundojë në burg

Futboll

Robinho u dënua për përdhunimin e shqiptares, por vazhdon të luajë – Ai mund të mos përfundojë në burg

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 23:29
Robinho

Muajin e kaluar erdhi lajmi që ish-yllit brazilian i Milanit, Robinho, u dënua me nëntë vite burg për përdhunimin e një vajze me origjinë shqiptare.

Vendimi u dha nga një gjykatë në Milano, e cila arsyetoi se braziliani, bashkë me pesë  meshkuj të tjerë, përdhunuan një 22-vjeçare, në 22 janar të vitit 2013.

Aktualisht çështja është apeluar nga avokatët e brazilianit, që për momentin e vazhdon karrierën në atdheun e tij, me Atletico Mineiron.

Gjithsesi, pavarësisht dënimit, Robinho do të vijojë të luajë futboll, sepse dënimi nuk hyn në fuqi deri sa të shprehet Gjykata e Apelit.

Por edhe në rast se në Apel konfirmohet i njëjti dënim, sërish do të jetë e vështirë burgosja e Robinhos, sepse Brazili nuk e lejon ekstradimin e shtetasve të tij dhe ndalimi i Robinhos mund të bëhet vetëm nëse ai largohet nga atdheu i tij.

Kështu, Robinho, pavarësisht vendimit të Apelit, mund të vijojë të luajë futboll në Brazil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat