E njihni yllin e Kosovës kur luante për Barcelonën ishte takuar me Maradonën para 37 vjetësh

Futboll

E njihni yllin e Kosovës kur luante për Barcelonën ishte takuar me Maradonën para 37 vjetësh

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 11:15
Fejzullahu dhe Maradona

Para 37 vjetësh ylli i hendbollit të Kosovës u takua me futbollistin më të mirë në botë.

Është ish hendbollisti i mirënjohur shqiptar, Petrit Fejzullahu, ndryshe vëllai i Kaçusha Jasharit, kur në fillim të viteve të 80-ta doli në një foto me Diego Armando Maradonën, ish futbollistin e mirënjohur argjentinas.

Sipas biografisë, Petriti atë periudhë (1982-85)  luante për klubin e hendbollit Barcelonën. Këtë foto e ka dërguar Astrit Haliti, ish futbollist dhe sot është sekretar i përgjithshëm i federatës s[ë Notit të Kosovës. Edhe sot gjeneratat e vjetra flasin për Petritin. Fakti tjetër, ai kurrë nuk ka luajtur në Kosovë, e çuditshme apo jo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat