Mina gati ta kompletojë transferimin në Barcelonë

Futboll

Mina gati ta kompletojë transferimin në Barcelonë

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 09:16
Yerry Mina

Barcelona është gati ta sjellë përfundimisht në skuadër objektivin e saj afatgjatë në mbrojtje, Yerry Mina, sipas Sport.

Barça synon ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kolumbiani, kampion në Brazil me Palmeiras, opsion të parë e ka kalimin në “Camp Nou’.

Prandaj Barcelona shpreson se do t’i nisë bisedimet për të menjëherë pasi kalimi i Javier Mascheranos në Kinë të kompletohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat