Neymar: Ai dëmtim ka qenë momenti më i keq i jetës

Futboll

Neymar: Ai dëmtim ka qenë momenti më i keq i jetës

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 18:21
Neymar

Në një intervistë dhënë ish-shokut të tij të skuadrës te Barcelona, Gerard Pique, për llogari të revistës “The Players Tribune”, Neymar Junior kujton momentin më të keq në karrierën e tij. “Ylli” brazilian u referohet finaleve të Botërorit 2014, pikërisht dëmtimit të rëndë që pësoi në çerekfinale me Kolumbinë, pas goditjes që mori nga Zuniga, që e detyroi madje të mos luante dy ndeshjet e fundit të evenimentit që u zhvillua në Brazil. “Ai dëmtim ka qenë momenti më i keq i jetës sime. Ato ditë kam qarë pa pushim, kanë qarë madje edhe prindërit e miqtë e mi. E gjitha familja ime”, tha Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat