Zgjohu Inter

Futboll

Zgjohu Inter

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 13:34
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti dha një intervistë enigmatike pas humbjes 1:0 ndaj Milan në çerekfinalen e Coppa Italia. Çfarë ka ndryshuar tek Inter?

“Kemi humbur pak vetëbesim, veprojmë me më pak besim në cilësitë tona,” shprehet trajneri për Rai Sport. “Kur të vijnë mundësitë dhe nuk i shfrytëzon, bie vetëbesimi. Më pas, po nuk shënove, do të pësosh. “Në aspektin psikologjik, duhet të bëjmë një kthesë, të kuptojmë se duhet të bëjmë më shumë. “Nga ana fizike jemi shumë mirë, kualiteti është aty, por nëse pret që dikush të zgjidhë problemet e tua… “Problemet tona duhet t’i zgjidhim vetë. Mendoj se skuadra ka potencialin për të mundur këdo, por duhet të kuptojmë aftësitë tona dhe t’i përdorim në çdo ndeshje.

“Në disa momente nuk jemi të kompletuar dhe ka lojtarë që nuk japin më të mirën e tyre dhe si pasojë e gjithë skuadra vuan.

“Duket sikur duan të na bindin se kështu funksionon, se mund të paraqitesh dobët. Dhe kur nuk ke forcë karakteri bëhet më e vështirë për të përmbysur këtë moment negativ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat