Kush largohet nga Shkupi?

Futboll

Kush largohet nga Shkupi?

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 19:14
Emmanuel Mbella

Skuadra e FC Shkupi edhe pse tani më është në pushim të merituar, kryesia e klubit ka filluar të bëjë edhe planet për përforcimet eventuale në klub.

Para se gjithash në një takim të futbollistëve me stafin e trajnerëve dhe kryesisë, është arritur marrëveshje që të gjithë futbollistët do të mbeten në skuadër edhe për gjysmë sezonit e ardhshëm.

I vetmi lojtar që do të largohet nga skuadra bardhe kaltër, është sulmuesi francez Emmanuel Mbella, me të cilin me marrëveshje të dy palëve është shkëputur kontrata. Kryesia e klubit falënderon Mbellan për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij një vjeçar në skuadër, duke i uruar suksese në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat