Barcelona kthehet pas Di Marias

Futboll

Barcelona kthehet pas Di Marias

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 07:38
Di Maria dhe Coutinho janë alternativat kryesore të janarit!

Barcelona do të vazhdojë me planet e tyre për të nënshkruar me Angel Di Marian në një marrëveshje me vlerë deri në 60 milionë euro në muajin e ardhshëm raportojnë mediat në Spanjë.

Mesfushori argjentinas ka luftuar për ndeshje të rregullta në Paris Saint-Germain këtë sezon, pas konkurrencës së madhe në pozitën e tij.

Di Maria nga një titullar fiks në sezonin e kaluar, këtë sezon ka filluar vetëm dhjetë ndeshje të ligës nën drejtimin e trajnerit Unai Emery.

Një raport në mediumit Diario Sport sugjeron se gjigantët katalanas janë të gatshëm të paguajnë 45 milionë euro para të gatshme dhe 15 milionë euro në formë bonusesh për Di Maria, i cili më parë luajti për rivalët e Real Madridit.

Di Maria u largua nga Bernabeu për një lëvizje të dështuar në Manchester United në vitin 2014 përpara se të transferohej në Parc des Princes vitin e ardhshëm.

Argjentinasi ka kthyer formën e tij të mëparshme te parisienët duke shënuar 18 gola në Ligue 1 në 71 paraqitje.

Parisianët thuhet se janë të etur për të përmbushur sanksionet financiare të Fair Play Financiarit të UEFA-së dhe shumë lehtë mund ta pranojnë ofertën e Barcelonës.

Në listë për largim nga PSG thuhet se janë edhe Lucas Moura, Julian Draxler, Hatem Ben Arfa dhe Javier Pastore, ku ekipet e interesuara për të nuk janë të pakta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat