Juventus afër ta sigurojë Goretzkan, i ofron kroatin Pjaca skuadrës gjermane Schalke 04

Futboll

Juventus afër ta sigurojë Goretzkan, i ofron kroatin Pjaca skuadrës gjermane Schalke 04

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 15:46
Juvnetus

Juventusi është afër të sigurojë shërbimet e mesfushorit gjerman Leon Goretzka.

Ylli i Schalke 04, është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë falë formës së mirë që po kalon.

22-vjeçari po kalon vitin e tij të fundit te Schalke pasi kontrata i skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe nuk ka pranuar rinovimin.

Në 11 ndeshje këtë edicion, Goretzka ka shënuar katër gola me Schalken dhe ka dhuruar një asistim.

E kampioni në fuqi i Italisë, ka ofruar sulmuesin e talentuar Marko Pjaca si shkëmbim për ta marrë Goretzkan në janar.

Dy klubet tanimë janë në bisedime të avancuara për ta finalizuar këtë shkëmbim të bujshëm.

22-vjeçari kroat nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion me Juventusin dhe po kërkon largimin nga Torino.

E Schalke do të ishte një mundësi e mirë për Pjacan i cili do të luante rregullisht para kampionatit botëror.

Konkurrenca për të siguruar Goretzkan është e madhe pasi në garë janë edhe Arsenali, Liverpooli, Chelsea, Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat