Kubo si Oliver Hutton, Barcelona sfidon PSG për Messin e ri

Futboll

Kubo si Oliver Hutton, Barcelona sfidon PSG për Messin e ri

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 06:42
Takefusa Kubo

Për të flitet qëkur ka qenë një fëmijë. Por prej disa muajsh ka përfunduar në një intrigë të merkaton. Takefusa Kubo nuk është vetëm një talent premtues i futbollit japonez, por edhe një nga objektivat e Barcelona-s dhe Paris Saint-Germain, që e konsiderojnë një yll të së ardhmes. Mos u gënjeni nga fiziku i tij, për djaloshin e lindur në vitin 2001 flasin këmbët. Falë tyre ai ka njohur kampionatin e të rriturve në moshën 16 vjeç me fanellën e Tokyo, ish-skuadra e Nagatomo, një nga realitet historike të kampionatit J-League.

Si Oli – Është e domosdoshme të njihet e kaluara për të kuptuar më mirë të tashmen, siç ka thënë Tucidide, historian dhe gjeneral grek, dhe për ta kuptuar më mirë Kubo-n duhet të kthejmë mbrapa shiritin. Pasi ka treguar talentin e tij me FC Persimmon, në 2011-ën është vënë re nga vëzhguesit e Barcelona-s, që e kanë marrë në “La Masia”. Paraqitjet e tij me “blaugrana”-t, shtatë mijë kilometra larg shtëpisë, ka qenë i jashtëzakonshëm: në sezonin e parë ka shënuar 74 gola në 30 ndeshje, vitin pasues ka fituar çmimin si lojtari më prestigjioz i truneut ndërkombëtar të Kupës së Mesdheut (Mediterranean Cup). Ka bindur të gjithë në pak kohë, duke treguar në fushë se meriton etiketën e Messi-t japonez. E ardhmja e tij duket e shkruar, Kubo si Oliver Hutton, personazhi i filmit të famshëm vizatimor “Oli & Benji”, i cili ka shkuar te Barcelona pas eksperiencës me Santos. Duket si një film, por historia e Kubo-s nuk ka një fund të bukur, duke parë se merkato e Barçës është bllokuar në 2015-ën për dy sesione për shkak të shkeljeve të bëra në transferimin e futbollistëve minorenë, mes të cilëve ka qenë edhe ai. Për këtë arsye, japonezi ka qenë i detyruar të kthehet në atdhe.

Rekord – Me fanellën e FC Tokyo, Kubo ka vazhduar të befasojë, duke djegur etapat dhe duke regjistruar rekord pas rekordi. Më 5 nëntor të 2016-ës ka shkruar historinë e futbollit japonez, duke u bërë lojtari më i ri debutues në një kampionat profesionist, në një ndeshje të J3 League, kategoria e tretë, mes FC Tokyo U23 dhe AC Nagano Parceiro. Në moshën 15 vjeç, 10 muaj dhe 11 ditë është bërë lojtari më i ri që ka shënuar një gol në kampionatin profesionist japonez (në sfidën kundër Cerezo Osaka U23), duke kaluar rekordin e ish-lojtarit të Catania-s dhe Novara-s, Takayuki Morimoto, që ka lënë shenjë me debutimin e tij në 2004-ën me Tokyo Verdy. Me Japoninë ka luajtur Botërorin Under 17 në vitin e fundit dhe atë Under 20. Kalimi nga “Blue Samurai” në futbollin europian duket se është vetëm çështje kohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat