Shaqiri: Në burg isha bashkë me Nysret Muqiqin

Futboll

Shaqiri: Në burg isha bashkë me Nysret Muqiqin

Nga: Kemajl Goca Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 12:30
Qerim Shaqiri

Trajneri i klubit të futbollit ‘Visioni’ nga Ferizaj, Qerim Shaqiri, pas 28 vjetësh ka kujtuar shumë ngjarje madje edhe të pakëndshme. Sipas tij, ka qenë i burgosur në vitin 1989 për shkak të demonstratave (2 muaji burgim) me këngëtarin e mirënjohur Nysret Muqiqin.

“Në mesin tonë në burg ka qenë edhe këngëtari Nysret Muqiqi, që ka qenë i dënuar edhe ai për demonstrata. Bile kur vinin eprorët (gardianët) shqiptarë, disa u sillni mirë me ne, lejonin që Nysreti të këndoi në qeli edhe këngë patriotike e popullore”, tregon Shaqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat