Barcelona me komunikatë zyrtare për Dembele

Futboll

Barcelona me komunikatë zyrtare për Dembele

Më: 3 janar 2018 Në ora: 00:08
Ousmane Dembele është shëruar plotësisht dhe është i gatshëm për të luajtur.

Ousmane Dembele është gati përfundimisht për të luajtur për Barcelonën pas më shumë se tre muaj e gjysmë.

Barcelona me anë të një komunikate zyrtare e ka konfirmuar se Ousmane Dembele është shëruar plotësisht dhe është i gatshëm për të luajtur.

Francezi mungon që tre muaj e gjysmë, pas një lëndimi të rëndë që kishte pësuar, ku u detyrua të operohej në Finlandë.

Tashmë ai është gati dhe do të luajë në ndeshjen ndaj Celta Vigos.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat