Mustafi dhe Xhaka me Arsenalin ndanë pikët me Chelseat - Bota Sot
Mustafi dhe Xhaka me Arsenalin ndanë pikët me Chelseat

Futboll

E martë, 16 tetor 2018

Mustafi dhe Xhaka me Arsenalin ndanë pikët me Chelseat

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2018 Në ora: 22:31
Ilustrim

Arsenali dhe Chelsea, i ndanë pikët (2:2) në derbin londinez që u zhvillua në stadiumin "Emirates". Në një ndeshje mjaft interesante sidomos në 45 minutat e dytë, ku u shënuan gjithsej tri gola. Fakti më interesant është se, Arsenali të parët avancuan me golin e Jack Wilshere pikërisht në minutën e 63-të. Ai nga afërsia me goditje të fortë e tundi portën e portierit Courtois.Pas katër minutave penallti (67') për Chelseat, Eden Hazard ka qenë i saktë dhe barazoi rezultatin 1:1.

Ndeshja gjithnjë e më dinamike dhe në minutën e 84-të, Marcos Alonso realizoi për 1:2 në favor të Chelseat dhe në anën tjetër shokoi stadiumin Emirates. Kur pritej fitorja e mysafirëve, Bellerin në minutën e 90+2 me dinakërinë e tij barazoi rezultatin 2:2.

Shqiptarët Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka u paraqitën nga minuta e parë për Arsenalin, por hasën në lojë shumë të fortë të kampionit në fuqi, megjithatë ndalën një pikë. Pas 22 jave në Premier League, Chelsea është në vend të tretë me 46 pikë, ka shtatë më shumë se Arsenali që mban pozitën e gjashtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test