Fetahaj: Prishtina gjithmonë ka prioritet trofetë

Futboll

Fetahaj: Prishtina gjithmonë ka prioritet trofetë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 janar 2018 Në ora: 19:34
Liridon Fetahaj

Prishtina si gjithmonë synon të gjitha trofetë në futbollin e Kosovës. Klubi më i trofeshëm në vendin tonë premton se do të jenë shumë më të fortë në pjesën pranverore.  Bardhekaltrit janë nënkampion vjeshtor me 32 pikë, dy me pak se Llapi nga Podujeva dhe dy më shumë se Drita që renditet në vend të tretë në klasifikim. Njohësit e futbollit vlerësojnë se, pranvera do të jetë tejet e nxehtë në luftë për titullin e kampionit, kur kihet parasysh që një numë i madh i skuadrave e lakmojnë këtë epitet.

Fakti tjetër është se, Prishtina të gjitha ndeshjet i ka luajtur si mysafirë gjatë vjeshtës për shkak të rinovimit të stadiumit në kryeqytet, por as kjo nuk e ndali që të jetë në vend të dytë. Sulmuesi i Prishtinës, Liridon Fetahaj, tha se rezultatet janë shumë të mira kur merret për bazë se të gjitha ndeshjet i luajtën jashtë fushës së tyre.  “Sikurse ta kishim stadiumin në dispozicion, besoj se do të ishim në krye të tabelës, mirëpo edhe këtu ku jemi nuk është keq, pasi që tërë kohën po luajmë si mysafirë”, tha Fetahaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Sipas tij, nuk është lehtë të luash larg tifozëve ‘Plisave’:

“Natyrisht se ndihma e tifozëve ndikon në përformacën më të mirë të ekipit dhe objektivat e saj”. A është presion apo ngarkesë vazhdimisht si mysafir? “Mund të themi ngarkesë, pasi që skuadrat luajnë më ndryshe ndaj nesh sepse nuk luajmë në terrenin tonë”, përgjigjet futbollisti.  Fetahaj është i bindur se Prishtina do të stoliset me titullin e kampionit sepse sipas tij, nuk ka kush që mund t’i ndalë në bazë të organizimit dhe ekipit që kanë. “Prishtinën në pranverë e shoh si kampione, duke...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat