Filloi seminari dyditor për kontrollorët e referimit

Futboll

Filloi seminari dyditor për kontrollorët e referimit

Më: 5 janar 2018 Në ora: 17:16
Pamje nga seminari

Në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror  të garave në Kampionatin e Kosovës në futboll, Komisioni i gjyqtarëve të futbollit sot ka nisur seminarin dyditor për kontrollorë. Ky seminar po mbahet nën përkujdesjen e instruktorit te FIFA-se dhe përgjegjësit për Konventën e Gjyqtarëve të UEFA-se për Kosovë, Alan Snoddy dhe ka për qëllim për të parë përparimin e kontrollorëve nga seminari testues i kaluar.  Para fillimit të seminarit të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në kujtim të dy ish-kolegëve Shemsi Humolli, Beqir Hoxha e Përparim Cërmjani. Ndërkaq, që seminaristët i ka përshëndetur nënkryetari i FFK-së dhe përgjegjës për çështje të gjyqtarëve z. Agim Ademi, i cili theksoi se FFK-ja është e përkushtuar për ngritjen profesionale të gjyqtarëve dhe kontrollorëve si një segment shumë i rëndësishëm në mbarëvajtjen e garave. Ndërkaq, kryetari i Komisionit të gjyqtarëve, z. Përparim Hasani para të pranishmëve tha: “Ne si Komision kemi një program të edukimit dhe profesionalizimit të gjyqtarëve dhe kontrollorëve dhe do të përpiqemi të realizojmë objektivat tona në këtë drejtim dhe për këtë kemi mbështetje të madhe nga presidenti Vokrri, KE i FFK-së dhe UEFA e FIFA. Por, kërkoj nga ju të gjithë një përkushtim sa më të madh dhe profesional”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat