Si mund të luajë Barcelona me Coutinhon në formacion?

Futboll

Si mund të luajë Barcelona me Coutinhon në formacion?

Më: 6 janar 2018 Në ora: 15:23
Philippe Coutinho

?Ylli brazilian, Philippe Coutinho po cilësohet si futbollisti më i ri i Barcelonës dhe raportohet se ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi nga ana e klubit spanjoll.

Mediat në Spanjë si dhe ato në Britani, e quajnë të kryer transferimin Philippe Coutinhos në Barcelonë. Ishte mediumi katalunas Sport që raportoi për arritjen e marrëveshjes mes gjigantit katalunas dhe Liverpoolit për transferimin e brazilianit.

Raportohet se blerja e Coutinhos do t’i kushtojë Barcelonës 160 milionë euro dhe bisedimet kanë ngecur vetëm për faktin se spanjollët duan që t’i paguajnë 120 milionë euro për transferim dhe 40 milionë tjera si bonuse, por “Redsat” nuk po pajtohen me këtë.

Ky lajm ka shtyrë faqen “Goal.com” që të përpilojë disa formacione, se si mund të luajë Barcelona me Coutinhon, duke ofruar tri rreshtime të ndryshme.

I pari rreshtim është 4-3-3, ku ylli brazilian do të luante në anën e majtë të sulmit në rolin e Neymarit të larguar, përkrah Luis Suarezit dhe Lionel Messit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat