Manchester City po bën gati transferimin e madh nga Premierliga

Futboll

Manchester City po bën gati transferimin e madh nga Premierliga

Më: 7 janar 2018 Në ora: 21:41
Pep Guardiola

Arsenali ka marrë një lajm të keq, pas eliminimit nga Kupa FA nga Nottinham Forest.

Arsenal u mposht 4:2 në udhëtim te Nottingham Forest, për t’u eliminuar në rundin e tretë.

Dhe, pas këtij eliminimi, tifozët kanë marrë një tjetër lajm të keq, dhe bëhet fjalë për largimin e Alexis Sanchezit.

Sipas gazetarit kilian Maks Cardenas, Manchester City është shumë afër të arrijë marrëveshjen me Arsenalin për Alexis Sanchez.

Cadenas përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka konfirmuar se Sanchez nuk ishte pjesë e skuadrës së Arsenalit për ndeshjen e fundit, pas kërkesës së Manchester Cityt.

Ai ka shkruar se City është afër të nënshkruajë me Sanchezin, derisa Arsenali kërkon 35 milionë funte – 15 më shumë se sa që kishte ofruar fillimisht Manchester City.

Alexis Sanchezit i skadon kontrata aktuale me Arsenalin në fundin e sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat