Philippe Coutinho do të bart fanellën me numrin 14 te Barcelona – numri të cilin e kishte veshur heroi i brazilianit dhe legjenda e klubit, Johan Cruyff.
Coutinho të hënën e kompletoi kalimin e tij nga Liverpooli për 160 milionë euro.
Por, njoftimi zyrtar për numrin e tij është shtyrë për shkak të çështjeve në skuadër.
Numrin 14 e kishte bartur legjenda holandeze e Barcelonës, Johan Cruyff, i cili kishte fituar tri herë Topin e Artë gajtë qëndrimit pesë-vjeçar te klubi.
Coutinho te Liverpooli e kishte veshur fanellën me numrin 10, numër të cilin e bart Leo Messi te Barcelona.