Kur Pique pesë vite më parë tallej keq me Realin, dhe tani të njëjtën gjë po e bën Barcelona

Futboll

Kur Pique pesë vite më parë tallej keq me Realin, dhe tani të njëjtën gjë po e bën Barcelona

Më: 8 janar 2018 Në ora: 23:32
Foto nga një ndeshje Real Madrid vs Barcelona

Kanë kaluar hiq më shumë se pesë vite, dhe sa shumë kanë ndryshuar gjërat.

Ishte pikërisht Gerard Pique që pesë vite më parë tallej me paratë që Real Madrid shpenzonte për transferimin e lojtarëve, teksa sot Barcelona po e bën të njëjtën.

Mbrojtësi në një deklaratë të tij kishte thënë se Barcelona nuk ka nevojë të bëjë transferime të mëdha për ta konkurruar Real Madridin.

“Madrid e mbylli vitin pa asnjë trofe dhe shpenzoi 160 milionë euro për tre lojtarë: Illaramendi, Isco dhe Bale. Barcelona nuk ka nevojë ta bëjë këtë, ne e dimë se jemi ndryshe, sepse ne mund të konkurrojmë me ata edhe pa shpenzuar shifra marramendëse të parave”, kishte thënë Pique në vitin 2013.

Dhe në më pak se gjashtë muaj, Barcelona ka shpenzuar 350 milionë euro, në transferimin e Coutinhos, Dembeles, Paulinhos, Demedo, Deulofeu dhe Merlon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat