Prapaskena, Barça ka kërkuar “Të Mrekullueshmin” e Serisë A para Coutinho-s

Futboll

Prapaskena, Barça ka kërkuar “Të Mrekullueshmin” e Serisë A para Coutinho-s

Më: 9 janar 2018 Në ora: 23:13
Philippe Coutinho

Coutinho ka kaluar nga Liverpool te Barcelona për 160 milionë euro. Pas Neymar (222 milionë) dhe Mbappe (180 milionë) është bërë një nga futbollistët më të kushtueshëm të historisë së futbollit. Por braziliani, i cili ka marrë edhe urimet e “O Ney” për aventurën e tij të re, nuk ka qenë i vetmi emër në listën e preferencave të Barçës.

Bëhet fjalë për Lorenzo Insigne, siç ka zbuluar “Sky Sport”. “Il Magnifico” (i mrekullueshmi) ka qenë një nga objektivat e gjigantëve të futbollit spanjoll para se këta të fundit të siguronin shërbimet e “Cou”.

Në fakt, gjithmonë sipas “Sky Sport”, ka pasur kontakte mes dy klubeve, por Napoli nuk ka pranuar ta shesë fantazistin e Maurizio Sarri-t dhe nuk ka pranuar të nisë negociatat me katalanasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat