Zyrtare: Barcelona transferon edhe një lojtar

Futboll

Zyrtare: Barcelona transferon edhe një lojtar

Më: 11 janar 2018 Në ora: 08:31
Yerry Mina

Barcelona ka arritur marrëveshje me Palmeiras për mbrojtësin Yerry Mina

Qendërmbrojtës kolumbian, Yerry Mina ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Barcelonën  dhe ka klauzolë 100 milionë eurosh.

Lajmi edhe zyrtarisht është konfirmuar nga skuadra braziliane, e cila nga kjo shitje do të përfitojë 12.3 milionë euro.

Lojtari brenda disa orësh do të udhëtojë për Barcelonë, ku të premten do të kryej testet mjekësore dhe do të prezantohet në Camp Nou, shkruan AS.

Mina është përforcimi i dytë i Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit, pas Philippe Coutinhos, i cili nga Liverpool u transferua për 160 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat