Gjyqtari i Kosovës: Jo po të doket Ramush Haradinaj! Jo po rri me ty!

Futboll

Gjyqtari i Kosovës: Jo po të doket Ramush Haradinaj! Jo po rri me ty!

Nga: K. Goca Më: 11 janar 2018 Në ora: 12:51
Përparim Vula

Ish gjyqtari i mirënjohur i futbollit të Kosovës, Përparim Vula, tani jeton e vepron në Kanada. Ai ka bërë një postim interesant dhe thumbues. Ai ka marrë pasaportën kanadeze dhe ka thënë, nuk ka hajgare me gjakovarë.

“Bacë, unë nuk bëj hajgare si PAN-i. A po e sheh që u kry, o Bacë?! S’ka hajgare me gjakovarë, mjaft më me pallavra e dallevere, ne veq me vepra! Më Nuk e qaj kokën për viza! Jo po të doket Ramush Haradinaj! Jo po rri me ty! A u lodhe, a jo?!”, shkruan në profilin e tij në faceboook, Vula.

Image

Vula njihet nga gjyqtarët më të guximshëm që ka pasur nga Kosova, madje duhet kujtuar ndeshjen e famshme të vitit 2002, kur gjykoi ndeshjen Lepencin nga Kaçaniku dhe Vllazninë nga Pozherani, që u përcoll nga rreth 5 mijë shikues. 

Image

Vula me top në dorë

Ajo ndeshje ishte sikurse finale, sepse Lepencit i duheshin tri pikë të mbetet në Ligë, kurse Vllaznisë vetëm një pikë të ngjitet në elitë. Vllaznia humbi me 1:0, kurse Lepenci shpëtoi, ishte ndeshje me tension të lartë, por Vula kishte vazhduar ndeshjen edhe 10 minuta, por Vllaznia dot ta barazoi rezultatin atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat