Dy derbi në Kupën e Mbretit

Futboll

Dy derbi në Kupën e Mbretit

Më: 12 janar 2018 Në ora: 13:39
Iustrim

Dy derbi, Leganés-Real Madrid dhe Espanyol-Barcelona, një duel i tensionit të lartë midis Atlético dhe Sevilla, si dhe Valencia-Alavés janë çerekfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë. Ky është veridkti i shortit të hedhur mesditën e sotme për këtë kompeticion të futbollit kombëtar iberik. Sikurse shihet, ende në garë për këtë trofe janë dy gjigandët e La Liga-s, Barcelona dhe Real Madridi. Katalanasit janë fituesit në fuqi dhe kryesojnë kampionatin spanjoll për këtë edicion, me 16 pikë më shumë se “Los Blancos”. Kujtojmë se finalja e “Copa del Rey” është caktuar për t’u luajtur të shtunën e 21 prill. Ata që përfshihen në finale do të duhet të “parkojnë” ndeshjet e tyre në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat