Unitedi e ‘bllokon’ transferimin e De Geas te Real Madrid

Futboll

Unitedi e ‘bllokon’ transferimin e De Geas te Real Madrid

Më: 12 janar 2018 Në ora: 20:36
David de Gea

Manchester United janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re portierit David de Geas.

‘Djajtë e Kuq’ sipas ‘The Sun’ po punojnë që të nënshkruajnë një kontratë të re me portierin David de Gea, për të mbajtur larg atij skuadrën e Real Madridit.

Këta të fundit, vazhdojnë të mbesin të interesuar për 27 vjeçarin, që ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2019.

Por, kjo kontratë mund të vazhdohet në ditët e ardhshme, me Manchester Unitedin që do t’i ofrojë deri në 300 mijë funte në javë, për ta bërë lojtarin më të paguar të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat