Dopingu trondit Italinë, dënim ekstrem për kapitenin e skuadrës që ndëshkoi Milan-in

Futboll

Dopingu trondit Italinë, dënim ekstrem për kapitenin e skuadrës që ndëshkoi Milan-in

Më: 16 janar 2018 Në ora: 21:47
Ilustrim

Stuhi në futbollin italian, madje pikërisht në kategorinë më elitare, Seria A dhe më konkretisht për Fabio Lucioni. Kapiteni i skuadrës së Benevento, rezultoi pozitiv ndaj Clostebol, në kontrollin pas ndeshjes ndaj Torinos, dhe është dënuar me një vit skualifikim nga Gjykata Kombëtare Antidoping, që ka konfirmuar kërkesën dhe pretendimet e Prokurorisë. Ndërkohë, mjeku social Walter Giorgione, që kishte marrë mbi vete përgjegjësinë e gabimit, është dënuar nga gjykata për katër vite. Që të dy të dënuarit kanë kontestuar duke apeluar vendimin.

Seksioni i parë i Gjykatës Kombëtare Antidoping i Nado Italia nuk ka bërë asnjë zbritje apo ulje dënimin për Lucioni. Një goditje e rëndë për mbrojtësin e Benevento, i datëlindjes ’87, që tani do të duhet të qëndrojë larg fushave të lojës për shumë kohë. Kështu, nuk vlejti për asgjë marrja e të gjithë përgjegjësisë nga ana e mjekut social të Beneventos, përveçse për të përkeqësuar situatën e vetëm doktorrit, i dënuar edhe ai për një kohë të gjatë, plot 4 vite.

Një lajm i keq ky jo vetëm për Lucioni, por edhe për vetë skuadrën e Benevento, që tashmë humbet sërish kapitenin e saj, në një moment shumë delikat të sezonit. Pas dënimit të parë, qëndrori verdhekuq, ishte rikthyer të luante në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës, duke kontribuar në rritjen e ndjeshme të skuadrës së drejtuar nga De Zerbi, që tani do të kërkojë me siguri nga klubi që të ndërhyjë në merkato, pavarësisht afrimit të Billong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat