Mehmeti: Investitori pa interes nuk investon

Futboll

Mehmeti: Investitori pa interes nuk investon

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:14
Ejup Mehmeti

Ish futbollisti i Prishtinës në vitet e 70-ta, Ejup Mehmeti (Kapiti), mendon t’i rikthehet sërish futbollit të Kosovës. Ai para pak viteve ka qenë kryetrajner i Prishtinës dhe synimi i tij është sërish ta drejtojë një skuadër.  Kapiti e pranon se ka qenë në biseda me disa ekipe, por nuk jep detaje se më kë është më afër marrëveshjes. Ish kryetrajneri i Prishtinës, shprehet kritikë që nuk investohet më shumë në trajnerë që mundë të përgatisin lojtarë të niveleve të larta.   Ai flet për investitorë, për infrastrukturën dhe merr shembull Vëllaznimin nga Gjakova.

“Bota sot”: Pas një kohe sërish synoni t’i ktheheni futbollit të Kosovës, cilat janë arsyet?

Ejup Mehmeti: Po, pas pranimit në UEFA dhe FIFA dhe mundësisë të daljes në gara ndërkombëtare, me ngacmon pak që ta provoj. Kuptohet ekipin që e marrë në vitin tjetër me i ofruar këtë mundësi dhe në anën tjetër, dua qe bagazhin tim të kësaj loje magjike t’ia përcjellë gjeneratës së re.

“Bota sot”: Stinori pranveror po afrohet, nga cilat skuadra keni oferta dhe a jeni më afër ndonjë ekipi?

Ejup Mehmeti: Thënë të vërtetën, ka pak, por bisedat po përfundojnë shpejt, sepse po mendojnë se më mirë është të blihen lojtarë e jo trajner të mirë. Ndërsa trajneri i mirë krijon shumë lojtarë anonim me nivele të larta. Ka talentë në Kosovë shumë. Para se të fillojmë bisedën, me thoshin: T’i je i shtrenjtë.

“Bota sot”: Disa herë kritikoni, por cilat janë ato që duhet ndryshuar në futbollin e Kosovës, përveç përforcimeve me futbollist cilësor?

Ejup Mehmeti: Hapi i Vëllaznimit me Agim Canën, të udhëheqin njerëz që vetë kanë qenë futbollist dhe që e kuptojnë menaxhmentin.

“Bota sot”: Cilësia e futbollit ka rritje apo rënie?

Ejup Mehmeti:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat