Carroll te Chelsea - Bota Sot
Carroll te Chelsea

Futboll

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Carroll te Chelsea

Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:45
Andy Carroll

Tashmë është zyrtare, tifozët  e Chelsea-t nuk duan ta shohin sulmuesin e West Ham Andy Carroll te Chelsea.

Në media është raportuar ditët e fundit se Blutë e Londrës janë duke negociuar me West Ham për transferimin e anglezit, diçka që ka ndezur një zhgënjim të madh te tifozët e Chelsea-t, sipas Football.London.

Megjithëse është sugjeruar se Carroll do të shkonte te Chelsea në formë huazimi deri në fund të sezonit, por mesa duket Hammers nuk janë të kënaqur me atë propozim dhe është gati të heqë dorë prej sulmuesit vetëm në mënyrë përfundimtare.

Sky Sports pretendon se West Ham do të lejojë sulmuesin të largohet nëse një klub ofron 24 mln euro.

Por teksa bisedimet janë duke vazhduar, tifozët e Chelsea-t kanë kërcënuar klubin e zemrës në Twitter duke thënë se do të djegin librarinë kombëtare nëse transferimi zyrtarizohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test