Historia e çuditshme e debutimit prej “hirusheje” e Ronaldinho-s te Barcelona

Futboll

Historia e çuditshme e debutimit prej “hirusheje” e Ronaldinho-s te Barcelona

Më: 17 janar 2018 Në ora: 20:03
Ronaldinho

Ronaldinho është tërhequr nga futbolli – dhe një histori e debutimit të tij te Barcelona ka dalë sërish në sipërfaqe.

Në moshën 37-vjeçare, pasi kishte që në 2015 që nuk ishte pjesë e një klubi pasi kontrata e tij me Flumiinense u prish, braziliani ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

R10 ka kaluar një karrierë të shkëlqyer në nivelet më të larta, duke fituar një sërë trofesh dhe çmimeve individuale.

Ditët më të bukura të karrierës së tij padyshim që kanë qenë te Barcelona, dhe historia pas momentin të çuditshëm të paraqitjes së tij të parë në Nou Camp është e pabesueshme.

Pasi mbërriti nga PSG për një shumë 24 mln euro, Ronaldinho debutoi ndaj Athletic Bilbao-s në San Memes në një ndeshe të fituar nga Barcelona me rezultatin 1-0 pas golit të Phillip Cocu.

Debutimi i shumëpritur i tij ishte lënë për vizitën në Sevilla më 3 shtator por lindi një problem. Ndeshja ishte pak përpara grumbullimeve të kombëtareve dhe Ronaldinho duhet të udhëtonte për në Brazil për t’iu bashkuar shokëve të ekipit përpara ndeshjes me Ekuadorin më 10 shtator.

Siç raportohet nga The Guardian, historia është se Barça bëri më të mirën e saj për të ndryshuar orarin e ndeshjes në të martën dhe jo të mërkurën por Sevilla nuk pranonte.

Dhe kështu që presidenti i atëhershëm Joan Laporta propozoi që ndeshja të luhej në orët e para të mëngjesit, në 12:05.

Nuk është dëgjuar ndonjëherë për ndeshjet e mesnatës, megjithëse në Spanjë ndonjëherë luhet shumë vonë, kështu që Barça vendosi ta bënte një ditë të paharrueshme për tifozët duke hapur dyert e muzeut historik si dhe duke ofruar gjëra të mira për të ngrënë falas.

25,000 qese doritos, 30,000 kos frutash, 100,000 çokollata kit kat dhe gjëra të tjera të mira ishin në dispozicion të tifozëve të cilët mezi po prisnin të shihnin yllin brazilian në fushën e lojës.

Dhe megjithëse Barcelona barazoi 1-1, çka ishte një rezultat zhgënjyes, tifozët arritën të shihnin golin e sezonit nga Ronaldinho.

Në pjesën e dytë ai dribloi me lehtësi dy lojtarë kundërshtarë përpara se të lëshonte një predhë nga 30 metra e cila përfundoi në rrjetë.

Një debutim i çuditshëm i Ronaldinho-s, i cili arriti të shënonte 93 gola të tjerë te Barça duke vendosur emrin e tij në listën e legjendave të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat