Lundraxhiut i ecën mbarë pas largimit

Futboll

Lundraxhiut i ecën mbarë pas largimit

Më: 18 janar 2018 Në ora: 12:43

I thashë “po” Bremer SV Emiljano Lundraxhiu kalon te Bremer SV. Mbrojtësi peqinas, i cili u largua nga Shkumbini gjatë verës për të nisur një aventurë në kategorinë veriore gjermane, duket se edhe në 2018-ën do ta vijojë karrierën po në këtë vend.

Shtatlarti thotë për “Panorama Sport” se ka pranuar ofertën e skuadrës që militon në rajonin e Bremen-Liga dhe që pretendon të ngjitet një kategori më lart.

“Pak ditë më parë më erdhi një ofertë nga Bremer SV. Përfaqësues të kësaj skuadre më kërkuan që unë të bëhesha pjesë e tyre. Pasi kishin parë paraqitjet e mia në klubin kur luajta gjatë pjesës së parë të sezonit, kanë kërkuar shërbimet e mia. Pasi u interesova, vura re që ky ekip ishte në vend të parë dhe po ashtu ishte kualifikuar në çerekfinale të Kupës.”

“Nuk u mendova dy herë, por pranova ofertën e tyre dhe sigurisht që shpresoj ta shfrytëzoj në maksimum këtë mundësi për të treguar vlerat e mia dhe për të shpërblyer besimin e tyre”, tha Lundraxhiu.

Shkumbini, nga ana tjetër, po vazhdon përgatitjet intensive në fushë, ndërsa drejtuesit po punojnë në merkato për të pasuruar organikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat