Liria mbërrin në Durrës

Futboll

Liria mbërrin në Durrës

Më: 19 janar 2018 Në ora: 15:56
Ilustrim

Klubi i futbollit “Liria” nga Prizreni, njërën nga fazat përgatitore e vazhdon në Durrës, ku pritet të ketë edhe shumë ndeshje miqësore-kontrolluese.
Të premten në mëngjes është nisur ekipi nga Prizreni. Ndërsa, sipas kapitenit Meriton Korenica, ata kan mbërri mirë dhe tashmë janë akomoduar në ‘Tropical Resort’, ku kushtet për punë janë optimale.
Këtu ‘bardhezinjtë’, do të qëndrojnë dy javë.’
“Kushtet janë fenomenale, nga përshtypjet tona të arritjes. Pres që si skuadër të bëjmë punën të gjithë bashkë, për të pas rezultate në pranverë”, ka thënë kapiteni Korenica, që konfirmoi pjesëmarrjen e gjithë futbollistëve në përgatitje.
Pas ndeshjes me Flamurtarin , kontigjenti nga Shqipëria (futbollistët dhe trajnerët) kanë udhëtuar direkt nga Prizreni për në qytetet e tyre për një ditë pushimi (e enjte), ndërsa sot janë tokë, me gjithë të tjerët në ‘Tropical Resort’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat