Lemos, 22-vjeçari që refuzoi Barçën dhe pranoi ofertën e Sassuolo-s

Futboll

Lemos, 22-vjeçari që refuzoi Barçën dhe pranoi ofertën e Sassuolo-s

Më: 21 janar 2018 Në ora: 00:51
Mauricio Leoms dhe Leo Messi

Sassuolo ka realizuar një goditje të bukur në merkaton. Klubi emilian, siç ka bërë të ditur “Sky Sport”, ka mbyllur praktikisht operacionin për blerjen e Mauricio Leoms, mbrojtës i ri premtues i Las Palmas dhe i kombëtares uruguaiane.

22-vjeçari do të zbarkojë shumë shpejt në Itali për të zhvilluar vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e re, që do të zyrtarizojë edhe huazimin e tij me të drejtë blerje nga ana e klubit italian, që ka gjetur një zëvendësues për Paolo Cannavar-n, i cili ka shkuar në Kinë te vëllai Fabio.

Kush është Mauricio Lemos? Mbrojtës i datëlindjes 1995-ë, i cili në disa raste ka luajtur edhe si mesfushor para mbrojtjes. Ai është rritur në Uruguai më fanellën e Defensor Sporting dhe në 2015-ën është transferuar në Rusi te Rubin Kazan, por ku ka pasur vështirësi për t’u përshtatur.

Një vit më pas është transferuar te Las Palmas, ku ka bërë disa paraqitje të mira, falë të cilave është grumbulluar edhe me ekipin kombëtar. Në merkaton e verës së kaluar ai ka refuzuar Barcelona-n dhe ka zgjedhur të qëndrojë me verdheblutë për të fituar më shumë eksperiencë. Tani ka vendosur të provojë veten në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat