Si të mos mjaftojë forma e shkëlqyer që po kalon, Thomas Strakosha ka edhe një rekord personal me Lacion. Gardiani shqiptar është i vetmi në skuadrën e Inzagit që nuk ka munguar asnjëherë në 21 ndeshjet e kampionatit.
Strakosha është kthyer në një nga futbollistët më të rëndësishëm të kryeqytetasve dhe këtë gjë e tregoi më së miri në sfidën ndaj Udineses ku kreu dy pritje vendimtare.
7 janë skuadrat në Serinë A që nuk kanë një lojtar të pazëvendësueshëm, ku mes tyre ndodhen edhe dy kryesuesit e Napoli dhe Juventus.
Lojtarët e pazëvendësueshëm te skuadrat e Serisë A:
Lacio – Strakosha
Inter- Handanoviç, Skriniar, Perishiç
Milan – Donaruma
Roma – Alison
Fiorentina – Sportielo
Torino – Sirigu, N’Kulu
Sampdoria – Silvestre
Xhenova – Perin
Sasuolo – Konsili, Açerbi
Krotone – Kordaz
Kievo – Sorrentino, Kaçatore
SPAL – Gomis
Verona – Nikolas
Juventus –
Napoli –
Atalanta –
Benevento –
Bolonja –
Kaljari –
Udinese.