Messi ‘zhduk’ brazilianin Neymar: “Pa atë kemi më shumë ekuilibër!”

Futboll

Messi ‘zhduk’ brazilianin Neymar: “Pa atë kemi më shumë ekuilibër!”

Më: 27 janar 2018 Në ora: 23:48
Messi dhe Neymar

“Largimi i Neymar, i transferuar te PSG në verën e 2017 për vlerën rekord, ka shënuar një ndryshim në mënyrën tonë të lojës. Kemi humbur disa potenciale në ofensivë, por largimi i tij na ka ndihmuar në fazën mbrojtëse. Për momentin jemi të mirëorganizuar në mesfushë, kemi më shumë ekuilibër dhe kjo na bën më të fortë në mbrojtje”. Kështu Leo Messi ka zhvlerësuar thuajse tërësisht ish-shokun e tij të ekipit, brazilianin Neymar që tani po udhëheq PSG, gjatë intervistës së dhënë për revistën “World Soccer”.

Messi ka folur edhe për kundërshtarin historik të Barcelonës, Real Madrid dhe për rivalin e tij personal, Cristiano Ronaldo: “Kriza e Real është një faktor i përkohshëm. Nuk është hera e parë që ndodh te Madrid. Në fund do të luftojë për të gjithë objektivat. Ronaldo? Nuk e di nëse jemi miq, miqësia është diçka që ndërtohet në kohë. Nuk kemi marrëdhënie, sepse shihemi vetëm nëpër ceremonitë e çmimeve. Kush do të fitojë Champions? Manchester City dhe PSG janë më të mirët, por nuk harroj as Bayern Munich dhe Real Madrid”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat