Hasani: Pa ‘Tigrat’ nuk mund t’i arrijmë qëllimet tona

Futboll

Hasani: Pa ‘Tigrat’ nuk mund t’i arrijmë qëllimet tona

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2018 Në ora: 19:13
Fidan Hasani

Fidan Hasani është i bindur se me Vllazninë e Pozheranit do të arrijnë përmes barazhit ta sigurojnë ekzistencën në elitën e futbollit. Hasani është prej përforcimeve më të qëlluara të skuadrës nga Pozherani, e cila tani për tani është në fund të renditjes me 8 pikë, tri me pak se i parafundit (i 11-ti) Flamurtari nga Prishtina dhe pesë me pak se Besa e Pejës, që mban pozitën e dhjetë. Stinori pranveror pritet të jetë shumë i nxehtë për Vllazninë, sepse çdo ndeshje për ta është sikurse finale dhe çdo gabim i tyre do të jetë i pafalshëm.  Mbrojtësi Hasani që la Flamurtarin për Vllazninë, tha se do të përgatitet maksimalisht dhe të jap më të mirën. 

“Bota sot”: Cilat janë arsyet që vendose t'i bashkohesh Vllaznisë?

Fidan Hasani: Isha në bisedime edhe me disa skuadra tjera, por kushtet e afruara dhe shoqëria me disa anëtarë të kryesisë, me thyen mendjen dhe vendosa të jem pjesë e Vllaznisë.

“Bota sot”: Vllaznia në fund te renditjes, a shpresoni se mund të ikni nga fundi?

Fidan Hasani: E vërtet është, jemi në fund, por nuk kemi shumë pikë dallim me vendin që mund të na siguron barazhin. Sepse për atë pozitë do të luftojmë dhe shpresoj të ia dalim.

“Bota sot”: Si e sheh pranverën dhe mes cilave skuadrave betejën më të ashpër për mbijetesë?

Fidan Hasani: Lufta për një pozitë që siguron barazhin do të zhvillohet mes Besës, Vllaznisë dhe Flamurtarit. Përparësi ka Besa, se ka një orar më të favorshëm. Shpresojmë të bëjmë befasi.

“Bota sot”: Flamurtari apo Vllaznia në barazh?

Fidan Hasani: Prej tri klubeve, njëra do të jetë në barazh: Vllaznia, Besa, Flamurtari. Sepse dy bien direkt nga elita.

“Bota sot”: A mendoni se Vllaznia aktualisht ka ekip më të mirë se Besa e Flamurtari?

Fidan Hasani: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat