Zyrtare: Deulofeu transferohet te Watfordi

Futboll

Zyrtare: Deulofeu transferohet te Watfordi

Më: 29 janar 2018 Në ora: 23:27
Deulofeu u kërkua shumë edhe në Serie A

Barcelona ka zyrtarizuar kalimin e spanjollit Gerard Deulofeu te skuadra angleze, Watford.

Klubi spanjoll ka bërë publike marrëveshjen e tyre me Watfordin për huazimin e Deulofeut në Ligën Premier.

Barcelona këtë zyrtarizim e ka bërë me anë të faqeve të tyre zyrtare në internet.

Sipas gjigantit katalunas, Deulofeu do të bashkohet me skuadrën angleze deri në fund të sezonit.

Megjithatë, kalimi i tij është në formën e huazimit të thjeshtë, ku Watfordi do t’ia paguajë pagën dhe disa bonuse që mund të arrijnë deri në një milion euro.

“FC Barcelona dhe Watfordi kanë arritur marrëveshje për huazimin e Gerard Deulofeu deri më 30 qershor 2018”.

“Marrëveshja sheh skuadrën angleze të paguajë rrogën e lojtarit dhe bonuse potenciale deri në një milion euro”, thuhet në komunikatën e Barçës.

Në garë për anësorin spanjoll ishin edhe skuadrat e mëdha italiane, Interi, Milani, Roma dhe Napoli, por zgjodhi të kthehet në Ligën Premier, ku më parë luajti te Evertoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat