Objektivi i Juventusit dhe Manchester Unitedit, Bryan Cristante, ka zbuluar se e imagjinon veten duke luajtur në Premierligën angleze në të ardhmen.
23-vjeçari është njëri prej mesfushorëve më premtues në Itali, me “Zonjën e vjetër” dhe “Djajtë e kuq” që thuhet të jenë të interesuara për t’i mirëpritur shërbimet e tij, raporton Calciomercato.
Në fund të sezonit, Cristante do të nënshkruajë marrëveshje permanente me Atalantan, para se klubi ta shesë për ofertën më të mirë.
Duke folur për Il Corriere della sera, Cristante ka zbuluar se do të dëshironte të luante në Premierligë një ditë.
“Nuk e di nëse Juventus më dëshiron. Çfarë do të bëj në verë varet nga pesë muajt e ardhshëm. Nuk e hedh poshtë kalimin në Premierligë. Mendoj se është ligë e mirë për mua dhe cilësitë e mia”, ka thënë Cristante.