Sampaoli: E di që Real Madridi është duke e monitoruar nga afër Icardin

Futboll

Sampaoli: E di që Real Madridi është duke e monitoruar nga afër Icardin

Më: 30 janar 2018 Në ora: 18:31
Jorge Sampaoli e ka vizituar disa herë Mauro Icardin te Interi

Sulmuesi dhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi, është i lidhur me një kalim te Real Madridi, ndërsa zërat më shumë i shton trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli. 

Sampaoli ka folur para gazetarëve në aeroportin e Buenos Aires, ku u kthye pas një vëzhgimi që e kishte nëpër Evropë ku pa nga afër disa lojtarë.

“Kam biseduar me Icardin. I thash që nëse vazhdon të luajë me këtë ritëm dom ta ftoj në Kampionatin Botëror këtë verë”.

“E di që Real Madrid janë vënë pas tij dhe janë duke e përcjell nga afër”, ka thënë Sampaoli.

Argjentinasi është i lidhur me një largim nga San Siro edhe pse Interi gjithmonë i ka hedhur poshtë këtë thashetheme të afatit kalimtar.

Mauro Icardi është bashkuar me Interin nga Sampdoria në qershor të vitit 2013.

Real Madridi dëshiron që të blejë lojtarë dhe është vënë sidomos pas sulmuesve.

Icardi në këtë sezon ka gjetur rrjetën 18 herë në 24 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat