Kombëtarja e Kosovës U-19 i përfundon përgatitjet në Antalia me tri fitore e një humbje

Futboll

Kombëtarja e Kosovës U-19 i përfundon përgatitjet në Antalia me tri fitore e një humbje

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:44
Kombëtares U-19

Një bilanc mjaft pozitiv i djemve të Kombëtares U-19, gjatë përgatitjeve për rrethin elitë që do të mbahet në Portugali prej 21 deri më 27 mars, pasi që nga katër ndeshje ka shënuar tri fitore dy herë nga Azerbajxhani (1:0) dhe kundër Kazakistanit (4:0) dhe një humbje prej 2:0 prej Shakhtarit U-21.  Në të gjitha duelet, Kombëtarja U-19, tregoi lojëra të mira, cilësore e me karakter të fortë fitues. Në ndeshjen e sotme kundër Shakhtarit  ndonëse me një moshë më të madhe U-21, ndërsa Kombëtarja e jonë kishte shumë mungesa arriti mjaft mirë të përballojë kundërshtarin. Pas ndeshjes përzgjedhësi Ramiz Krasniqi u shpreh: ”Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen tonë në këto përgatitje, fituam tri ndeshje dhe një e humbëm. Sa i përket ndeshjes kundër Shakhtarit, jam i kënaqur me djemtë sepse siç e dini kemi pasur shumë mungesa madje 6 nga përbërja standarde. Disa nuk patën mundësi të na bashkëngjitën e tre u detyruan për shkak të obligimeve në shkolla u deshtë të largohen më herët. U detyruam të bëjmë shumë kombinime, por që futbollistët tanë luajtëm mjaft mirë dhe u treguan rival të denjë ani pse Shakhtari ishte me U-21, djemtë tanë nuk u treguan inferior por u përballën burrërisht. Këto përgatitje na kanë  ndihmuar shumë që të shohim mangësitë dhe përparësitë e ekipit, por edhe të individëve.” Ndërkaq, drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ekipet kombëtare z. Artan Govori, tha se ne do të vazhdojmë me përgatitje të Kombëtares U-19 për rrethin elitë, ndaj edhe muaj më herët kemi aranzhuar edhe dy ndeshje me Kombëtaren e Bullgarisë nga data 19 deri më 22 shkurt. Shpresojmë se Kombëtarja U-19 të shkruaj historinë këtë vit. Kombëtarja U-19 do të kthehet të shtunën më 3 shkurt në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat