Mëngjes i këndshëm për Barcelonën, kjo është arsyeja

Futboll

Mëngjes i këndshëm për Barcelonën, kjo është arsyeja

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 12:41
Barcelona

Barcelona ka marrë një lajm të mirë në mëngjesin e sotëm. Bashkë me skuadrën ka stërvitur Ousmane Dembele duke lënë prapa një lëndim që pritej ta lënte me gjatë jashtë fushave.

Pas lëndimit ndaj Sociedad, Dembele pritej të kthehej në fillim të muajit mars, por që lëndimi doli të jetë i shkallës më të lehtë.

Dembele nuk pritet të përfshihet për ndeshjen ndaj Espanyol, por gjasat janë që ai të ketë minutazh në ndeshjen kthyese të kupës ndaj Valencias.

Në trajnim ka marrë pjesë edhe André Gomes, tashmë i rikuperuar, si dhe Carles Aleña.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat