Mainz – Bayern, formacionet zyrtare

Futboll

Mainz – Bayern, formacionet zyrtare

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 15:40
Pamje nga nje ndeshje në Bundesliga

Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munich do të luaj në udhëtim në javën e 21-të të Bundesligës.

Rekordmenët e Gjermanisë do të përballen me Mainzin që nuk po qëndron mirë në tabelë.

Bavarezët kanë shtatë fitore radhazi në Bundesliga, ndërsa të fundit e arritën javën e kaluar në shtëpi ndaj Hoffenheim 5-2.

Ndërkohë Mainzi në këtë sfidë vije pas humbjes në udhëtim 2-0 nga Bayer Leverkuseni.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Munich, Bayerni kishte mposhtur Mainzin me rezultat 4-0.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë takim.

Formacionet zyrtare:

Mainz: Zentner, Brosinski, Diallo, Hack, Gbamin, Donati, Serdar, De Jong, Latza, Quaison, Muto.

Bayern Munich: Ulreich, Rafinha, Boateng, Hummels, Bernat , Rudy, Tolisso, Ribery, James, Muller, Wagner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat