Rashica sikurse në qiellin e shtatë që mundën Schalken

Futboll

Rashica sikurse në qiellin e shtatë që mundën Schalken

Nga: K.G. Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 14:18
Milot Rashica

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, pa dyshim se ka debutuar në mënyrën më të mirë për ekipin e mirënjohur gjerman, Werder Bremen, e cila si mysafirë e mundi me rezultat 2:1 Schalken. Futbollisti shqiptar u paraqit titullar deri në minutën e 56-të, duke dhënë kontribut të madh në këtë fitore. “Shumë i lumtur për debutimin tim në Bundesligë dhe shumë i kënaqur me tri pikët e fituara ndaj Schalkes. Falënderoj tifozët e Werderit, që më dhanë një përkrahje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rashica në rrjetin social “Instagram”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat