Mourinho dhe Guardiola e thërrasin në Ligën Premier, Rakitic është gati të largohet

Futboll

Mourinho dhe Guardiola e thërrasin në Ligën Premier, Rakitic është gati të largohet

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 16:01
Rakitic është njëri nga lojtarët kryesorë të Barçës sezoneve të fundit (Getty Images)

Ivan Rakitic është i gatshëm të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, raportojnë mediat në Spanjë.

Mesfushori kroat ka qenë njëri nga lojtarët kryesorë të Barcelonës sezoneve të fundit, që nga transferimi i tij te Sevilla.

Megjithatë, gjatë dy afateve të fundit kalimtare emri i tij është lakuar shumë për një largim të mundshëm nga Camp Nou.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Rakitic tani është i prirur që ta bëjë këtë sezon, të fundit të tij me Barçën.

Rakitic ka përfunduar në radarin e dy skuadrave të mëdha angleze, Manchester United dhe Manchester City.

Mediumi spanjoll raporton se kroati ka marrë edhe thirrje direkte nga menaxherët Jose Mourinho dhe Pep Guardiola në muajt e fundit në lidhje me një lëvizje në Angli.

Veterani tani është i gatshëm të largohet nga gjiganti katalunas, por dëshiron ta bëjë atë pas një sezon të veçantë, ku synojnë t’i fitojnë tre trofetë.

Rakitic dëshiron të provojë veten në Ligën Premier para se të tërhiqet, por e sheh të ardhmen e familjes së tij në Spanjë, ku ai ende ka një shtëpi në Sevilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat