Barcelona shpëton në fund nga humbja, barazon në udhëtim te Espanyoli

Futboll

Barcelona shpëton në fund nga humbja, barazon në udhëtim te Espanyoli

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 18:14
Foto nga ndeshja

Barcelona ka barazuar në udhëtim te rivali i urryer lokal, Espanyoli, me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të La Ligas.

Pjesa e parë e takimit i takoi Blaugranëve, të cilët rrezikuan disa herë portën e vendasve, por pa pasur sukses të gjejnë golin.

Rastet më të mira në 45 minutat e parë ishin ai i Philippe Coutinhos (23′), ku goditi shtyllën dhe Luis Suarezit (44′), por që asnjëri nuk e gjeti rrjetën.

Në pjesën e dytë, Valverde vendosi të fus në lojë Lionel Messin dhe Sergi Roberton, por kjo nuk rezultoi e qëlluar pasi shpejt pranuan gol.

Luhej minuta e 66-të kur sulmuesi Gerard Moreno, i cili shënoi gol të bukur për 1-0 pas asistimit të Sergio Garcia.

Në vazhdim të lojës, gjiganti katalunas rriti trysninë dhe gjeti edhe golin e barazimit me anë të mbrojtësit Gerard Pique, i cili barazoi me kokë në minutën e 83-të në 1-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas këtij barazimi, Blaugranët vazhdojnë të kryesojnë tabelën me 58 pikë, ndërsa rivalët e tyre renditen në pozitën e 15-të me 24 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Barcelona luan në shtëpi ndaj Getafes, teksa Espanyoli udhëton te Celta Vigo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat