Super Bowl, triumfon Philadelphia

Futboll

Super Bowl, triumfon Philadelphia

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 12:35
Super Bowl, triumfon Philadelphia

Në futbollin amerikan feston Philadelphia Eagles. Finale ëndrrash në edicionin e 52-të të Super Bowl për skuadrën nga Pennsylvania me shqiponjat që mposhtën në mënyrë suprizë me rezultatin 41:33 kampionët në fuqi të New England Patriots të cilët ishin favoritët e mëdhenj për të triumfuar edhe në këtë sezon. Eagles fituan titullin e parë në histori duke lënë “thatë” këtë herë Tom Brady me shokë me New England që mbeti në kuotën e 6 titujve.Në Bank Stadium të Minneapolisit, Nick Foles u shpall me meritë të plotë MVP-ja i mbrëmjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat