Hysaj: Më mirë që nuk afruam lojtar të rinj

Futboll

Hysaj: Më mirë që nuk afruam lojtar të rinj

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 15:51
Hysaj

Napoli vazhdon serinë e fitoreve në kampionat, teksa mposhti Beneventon e Memushajt dhe Gjimshitit me rezultatin 0:2.

Pavarësisht ecurisë pozitive dhe kryesimit në kampionat, tifozët napolitane kanë rezerva për drejtuesit e klubit dhe duket se kanë ngelur të zhgënjyer që klubi nuk afroi asnjë lojtar në merkaton e janarit.

Vendimin për të mos afruar asnjë futbollist në janar, e ka mbrojtur edhe futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili u përgjigj: “Ndoshta nëse do të vinte dikush do të bëhej më keq, këtë nuk e dimë, por ne jemi mirë kështu.”, deklaroi shkodrani për mediat italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat