La Francën për Kosovë

Futboll

La Francën për Kosovë

Nga: K.Goca Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 16:28
Arbër Shkodra

Futsalli gjithnjë e më i dashur po bëhet në vendin tonë dhe ndiqet me kërshëri nga tifozët e shumtë. Lojtari Arbër Shkodra ka lënë Francën për të ardhur në ekipin e Liburnit nga Gjakova. “Arbër Shkodra është përforcimi i radhës i Liburnit. Shkodra llogaritet ndër talentet më të mirë në Superligen e Francës. Shkodra së fundi ka mbrojtur ngjyrat e Orchies Douai Futsal e cila bënë gara ne ligën elite franceze. Shkodra është përforcimi i dytë për këtë sezon pas Valdrin Qestaj i cili erdhi nga Juniku. Ai edhe më herët ishte pjesë e klubit tonë në sezonin 2015/16, ku Liburni e humbi në fund titullin e kampionit. Me ardhjen e Shkodres dhe lojtareve ne dispozicion Liburni qëllim kryesor dhe primar e ka mbrotjen e dy titujve atë të Kupës së Kosovës dhe titullin e kampionit. Shkodra do të jetë i gatshëm në gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës të cilën Liburni e zhvillon këtë fundjavë kundër Besës në Pejë”, thuhet në faqen e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat