Alla trondit Kukësin

Futboll

Alla trondit Kukësin

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 10:55
Alla trondit Kukësin

Kukësi tronditet nga dëmtimi i Albi Allës. Mbrojtësi 25-vjeçar u dëmtua në një seancë stërvitore para ndeshjes së Kupës së Shqipërisë me Tiranën dhe fillimisht u duk sikur ishte i lehtë.

Por, nga rezultatet e rezonancës, dëmtimi në gju ishte shumë më i rëndë nga sa parashikohej. Gazeta mëson se Alla ka pësuar zgjatim të ligamentit kroçiat dhe, me shumë gjasa, ky lloj dëmtimi kërkon të paktën 5 javë kohë për t’u rikuperuar.

Qendërmbrojtësi i Kukësit ka qenë me fat, pasi një vijë shumë e hollë ndarëse është midis zgjatjes dhe këputjes së ligamentit. Allës nuk do t’i duhet operacion, por thjesht koha për t’u rikuperuar, që është të paktën 5 javë.

Tashmë, shtatlarti do t’i mungojë edhe për katër javë të tjera trajnerit Peter Pakult. Mos harrojmë që nuk është hera e parë për Kukësin që ndodhin të tilla “aksidente”, pasi më parë ka qenë braziliani Jeferson në sezonin 2015- 2016, i cili ka pësuar të njëjtin dëmtim dhe ka qëndruar dy muaj jashtë fushave.

Gjithashtu, edhe Felipe Moreria në fushën sintetike të Pezë-Helmesit në nëntor të vitit 2015 ka këputur ligamentin kroçiat dhe ka qëndruar 9 muaj jashtë fushave të blerta.

SHAMETI – Sikur mos të mjaftonte dëmtimi i Allës, por edhe forma jo aq e mirë e Hoxhës, për shkak se dhe ky i fundit ka pasur probleme me kaviljen, vjen dhe dëmtimi “surprizë” i kapitenin Ylli Shametit.

Gjirokastriti ka pë- suar një kontuzion në kokë dhe një krisje në dorën e djathtë. Shtatlarti ka krisur një pjesë të dorës dhe gishtin e katërt. Kapiteni i Kukësit ka pësuar këtë frakturë të brendshme gjatë një përplasjeje, të cilën e ka ndierë më vonë.

Shameti ka përfunduar dje në spital, ku, pasi ka bërë të gjitha ekot e nevojshme, mjekët i kanë hedhur dorën në allçi, të cilën do i duhet ta mbaj disa javë të izoluar nga faktorët e jashtëm.

Shameti pritet që të sakrifikojë dhe të luajë ndaj Kamzës që nga minuta e parë. Vazhdojnë sërish problemet me dëmtimet te skuadra e Kukësit.

Dhe çështja e dy qendërmbrojtësve është shumë delikate në këtë moment që ka mbërritur kampionati. Kampionët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e luajtur të dielën në fushën e tyre ndaj Flamurtarit.

Dhe presin që të rikthehen te fitorja në takimin që do të luajnë këtë fundjavë ndaj Kamzës. Kukësi me Flamurtarin janë rivalët e Skënderbeut dhe duket se këto tre ekipe do të luftojnë fort mes tyre se cila do arrijë të fitojë titullin kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat