Plas debati në Asamble, Tushe ankohet për shoqatat, ja si përgjigjet FSHF

Futboll

Plas debati në Asamble, Tushe ankohet për shoqatat, ja si përgjigjet FSHF

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 10:59
Pamje nga kongresi

Asambleja ka nisur menjëherë me debat, ku kryebashkiaku i Lushnjës i ka kërkuar llogari drejtuesve të Asamblesë për çështjen e Shoqtave.

Zbulohet se çfarë ka thënë përfaqësuesi i Lushnjës, Fatos Tushë, përgjatë fjalimit të tij në Asamble.

Fatos Tushe: Do doja të ngrija çështjen e shoqatave. Nga këto shoqata vetëm dy figurojnë të regjistruara, ndërse 10 të tjerat jo. Nuk e dimë se me çfarë vule janë bërë delegimet e këtyre shoqatave. Nëse i quajmë të mirëqena këto shoqata atëherë nisim një proces abuziv dhe jo legal të punimeve të kësaj asambleje, prandaj do doja një përgjigje në lidhje me këto 10 shoqatat që janë të paregjistruara.

Përgjigjet jursisti i Federatës, Aldi Topçiu: Ju bëj me dije se informacioni që je keni lidhur me vendimet gjyqësore që përmendët nuk është në numri 2 por numri 10. Komisioni është i vetmi autoritet i autorizuar nga kjo Asamble për të bërë vlerësime dhe verifikime të Asamblesë. Asnjë institucion tjetër nuk e ka të drejtën për të vlerësuar. Komisioni vlerëson që Asambleja është mbledhur në mënyrë të rregullt dhe brenda afateve të parashikuara në statut, për këtë arsye nuk shoh asnjë pengesë që Asambleja të mos vazhdojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat